Tetori në Teatrin Kombëtar të Kosovës sjell shfaqje, repriza dhe premierën “Prerja”
Teatri Kombëtar i Kosovës ka publikuar programin e shfaqjeve për muajin tetor, i cili sjell një varg produksionesh teatrore në skenën e TKK-së, si dhe pjesëmarrje në festivale jashtë vendit. Shfaqja “Romeo dhe Xhulieta” rikthehet më 1 dhe 2 tetor, por për këto dy repriza nuk ka më bileta. Reprizat e radhës do të jenë më 20, 21 dhe 22 tetor. “Litari” do të shfaqet më 4 tetor në TKK, ndërsa më 5 tetor do të prezantohet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë. “Gërrdia” do të udhëtojë më 9 tetor në Shkup, ndërsa më 14 tetor do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. “Nyja e Gidionit” është në program më 12 tetor, ndërsa “Bidermani dhe Zjarrëvënësit” do të shfaqet...
Burimi:
kultplus.com