Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit
Një sulm i rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e Krakovit këtë fundjavë, duke lënë pas një bilanc tragjik me të paktën nëntë të vdekur në total dhe 15 të plagosur. Autori i dyshuar, i cili paraprakisht dyshohet se ka vrarë tre anëtarë të familjes së tij, hapi zjarr ndaj qytetarëve në qendër të qytetit përpara se të neutralizohej pas një përplasjeje me forcat e policisë. Ngjarja dramatike kulmoi me një ndjekje me makina në rrugët e qytetit. Sipas raportimeve nga vendngjarja, i dyshuari tentoi t’i shpëtonte policisë duke u përplasur me një automjet të bardhë në kryqëzimin e rrugës “Dietla”. Pas përplasjes, ai doli nga automjeti duke hapur zjarr ndaj oficerëve që e ndiqnin. Zëdhënësja e policisë lokale, Katarzyna Cisło, theksoi se autori...
Burimi:
javanews.al