Terror për 2.500 euro shpërblim, çfarë thonë efektivët e policisë përballë kameras së Piranjave
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të shpërblehen me 2.500 euro. Një deklaratë që ka nxitur reagime te qytetarët dhe studentët, ndërsa pamjet nga terreni ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si po veprohet gjatë përballjeve me protestuesit dhe arrestimeve. Në terren, përballë protestuesve, shfaqen efektivë të maskuar, të pajisur nga koka te këmbët me masa mbrojtëse. Sprej me piper, gaz lotsjellës, shkopinj gome. Gati për ndërhyrje, por me një detaj që nuk kalon pa u vënë re, numri individual i identifikimit, RMIS, i cili në pjesën më të madhe të këtyre punonjësve nuk dallohet. Përtej kësaj uniforme dhe personave të paidentifikuar, që qëndrojnë njerëz duke ushtruar detyrën në formën më çnjerëzore, të gjithëve...
Burimi:
syri.net