‘Territorialja’, Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

‘Territorialja’, Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend, teksa sot pritet të votohet reforma e re territoriale. Spiropali ka shprehur kritika dhe shqetësime lidhur me mënyrën e funksionimit të institucioneve, decentralizimin dhe sistemin zgjedhor, ndërsa paralajmëroi edhe votën kundër. “Me keqardhje shumë të madhe po e marr fjalën, kur shoh se jo vetëm në këtë Parlament vazhdohet të bëhet teatër, por edhe kemi jashtë njerëz që protestojnë. Po edhe më gjerë kemi një mungesë absolute kohezioni, besimi te institucionet, te partitë politike, te ne që jemi këtu, te kontrata sociale, te shtyllat e shtetit. Së bashku kemi zhdukur çdo hapësirë normale komunikimi, besimi, mënyrë të ekzekutimit dhe të administrimit të pushtetit dhe politikës. Po e nis nga vetja, sepse besoj...