‘Tërmeti’ në drejtësi/ Shkarkohet nga detyra Kryeprokurori i Speciales në Kosovë

‘Tërmeti’ në drejtësi/ Shkarkohet nga detyra Kryeprokurori i Speciales në Kosovë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur të largojë Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Vendimi u mor të premten, më 2 tetor, në një mbledhje të jashtëzakonshme të KPK-së. Pas largimit nga posti drejtues, Isufaj do të vijojë të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale. Në vend të tij, KPK ka caktuar prokurorin Dren Paca si ushtrues detyre të Kryeprokurorit, deri në përfundimin e procedurave ligjore për plotësimin e pozitës. Sipas KPK-së, vendimi është marrë pas shqyrtimit të çështjes dhe vlerësimit të rrethanave institucionale dhe profesionale, në mbështetje të kompetencave ligjore të Këshillit. Në komunikatën e tij, KPK përmend si arsye keqmenaxhimin e Prokurorisë Speciale, vlerësimin për mungesë kompetence në ushtrimin e funksionit drejtues, mospërmbushjen e detyrave...