Teodor Keko: Ah moj dashuria ime, je shkurtim i jetës sime…

Teodor Keko: Ah moj dashuria ime, je shkurtim i jetës sime…

Poezi nga Teodor Keko Dashuria ime, je pronё e tё tjerёve,vjedhurazi vjen, hajdutshe shkonu trembesh syve si qelizave kanceroze,nga dimri i syve prej meje shtegёton. Dashuria ime e dashuruar pёrdhunshёmpas vijave tё bardha tё kёsaj bote.Sipas urdhёrit tё semaforёve vjen tek unёprish puthjen dhe s’paguan kuitancё gjobe. Dashuria ime, shkurtimi i jetёs sime,mё gjatё e mё lumturisht pa ty do rroja,frika jote absurd kafshon ditёt e mia,kёshtjellat e gёzimit kthen nё rrёnoja. Dashuria ime, pronё e tё tjerёve,puthja me orar, takimi me orar unik…çdo thyerje nё majё tё gishtёrinjve, tinёs botёs,sikur tё isha mё i tmerrshmi armik. Dashuria ime, shkurtim i jetёs sime… ObserverKult Teodor Keko ——————————————– Lexo edhe: ISMAIL KADARE: TË HUAJ JEMI PREJ KOHËSH… Të huaj jemi ne prej kohësh,Ç’ish për t’u thënë...