Tentoi të ikte drejt Britanisë me armë, 42-vjeçari: E harrova në çantë pasi bëra qitje në Tropojë
Një 42-vjeçar me origjinë nga Kosova dhe me nënshtetësi britanike, është arrestuar në Rinas. Ai tentoi të kalonte nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar me armë zjarri me vete dhe municion luftarak. 42-vjeçari ishte duke udhëtuar i shoqëruar me gruan dhe 4 fëmijët. Pistoletën ai e kishte fshehur në çantë ndërsa ka qenë skaneri që e ka dedektuar. Ai ka deklaruar se gjatë pushimeve ka qëndruar në zonën e Tropojë ku ka bërë dhe qitje me disa shokë. Sipas tij pistoletën me fishek në fole dhe karikatorin me 6 plumba i ka harruar në çantë dhe nuk e dinte që po kalonte kufirin me armët e zjarrit, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj. Arma e zjarrit është sekuestruar ndërsa ndaj 42-vjeçarit rëndon akuza e...
Burimi:
javanews.al