Tentativë vrasjeje, drogë dhe municion luftarak, arrestohen në Itali dy shqiptarë
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Itali në kuadër të dy fazave të reja të operacionit të koduar “The Wanted”. Njëri prej të arrestuarve, Muhamet Bedulla, 33 vjeç, është dënuar me 10 vite burg për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Sipas Policisë së Shtetit, në vitin 2017 ai plagosi tre herë me thikë një person me të cilin ishte konfliktuar. Në pranga ka rënë edhe U. B., 26 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “Arrest në burg” për shitje narkotikësh dhe posedim të paligjshëm të municionit luftarak. Autoritetet shqiptare dhe italiane vijojnë procedurat për ekstradimin e dy të arrestuarve drejt Shqipërisë. “Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, konkretizuar nëpërmjet koordinimit operacional dhe...
Burimi:
gijotina.com