Tensioni i lartë mund të fshehë një çrregullim hormonal/ Zbulohet çfarë ndodh gjatë gjumit
Miliona njerëz në botë jetojnë me tension të lartë të gjakut. Por te një pjesë e tyre, problemi mund të lidhet me një çrregullim hormonal që shpesh mbetet i pazbuluar. Një studim i publikuar më 26 gusht 2026 në revistën shkencore Science Translational Medicine ka zbuluar të dhëna të reja për mënyrën si prodhohet hormoni aldosteron gjatë ditës dhe natës. Aldosteroni është një hormon që prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore dhe ndihmon organizmin të kontrollojë sasinë e kripës, lëngjeve dhe presionin e gjakut. Kur prodhohet në mënyrë të tepruar dhe të papërshtatshme, ai mund të shkaktojë një çrregullim të quajtur aldosteronizëm primar. Sipas studiuesve, ky çrregullim mund të jetë i pranishëm te 5–20% e personave me hipertension, në varësi të popullatës që studiohet. Zbulimi më interesant...
Burimi:
ntv.al