Tensionet para Kryeministrisë/ Aktivistja: Rama provokoi protestuesit
Protestuesit për 95 ditë me radhë vijojnë revoltë kundër kryeministrit Edi Rama. Aktivistja Sidorela Vatnikaj, u shpreh se protestuesit nuk ndalen as me dhunë as me repression. “Ka provokuar protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij. Protestuesit kanë qenë paqësor dhe kanë qenë aty për t’i thënë kryeministrit Edi Rama që nuk na përfaqëson dhe se duhet të japë dorëheqjen dhe se do të jenë aty derisa të largohet”, u shpreh ajo.
Burimi:
ntv.al