Tensionet në Kuvend/ Vijon protesta e deputetëve të PD-së, ndezin tymuese! Maxhoranca voton ligjin e bankës mes tymit

Tensionet në Kuvend/ Vijon protesta e deputetëve të PD-së, ndezin tymuese! Maxhoranca voton ligjin e bankës mes tymit

Vijojnë tensionet në Kuvend. Deputetët e PD-së kanë ndezur tymuese dhe flakadanë për të kërkuar që kuvendi të diskutojë për dhunën e policisë në protestat studentore. Kreu i kuvendit përjashtoi nga seance 4 deputetë të PD-së: Bledi Himci, Ivi Kaso, Blendi Nallbati, Xhelal Mziu. Ndërkohë Peleshi me kërkesë të kreut të grupit PS-së, Taulant Balla kaloi direkt në procesin e votimit të ligjit të bankës duke e miratuar me 84 vota ligjin për Bankën e Shqipërisë, që i jep imunitet guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.  Për të miratuar ligjin maxhoranca priti mbërritjen në kuvend dhe të ish zv/kryeministres Belinda Balluku.