Tensionet në Kuvend, PS kërkon ‘ndëshkim’: përjashtimin me 10 ditë të Berishës, 60 ditë për 6 të tjerë
pamje nga seanca plenare sot TIRANË- Pas tensioneve në seancën plenare të kësaj të enjteje, deputetët e Partisë Socialiste i janë drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën duke kërkuar masë disiplinore për kryedemokratin Sali Berisha dhe disa deputetë të tjerë. Socialistët kërkojnë përjashtimin me 10 ditë të Sali Berishës nga punimet e Kuvendit. Sipas kërkesës, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka përdorur gjuhë joparlamentare dhe nxitëse të dhunës, pasi u shpreh se plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës që përdoren gjatë protestave duhet t’u hidhen deputetëve të Partisë Socialiste. Masa disiplinore është kërkuar edhe për 6 deputetë të tjerë, për të cilët PS kërkon përjashtimin me 60 ditë: Bledion Nallbatin, Ivi Kason, Xhelal Mziun, Klodiana Çapjan, Albana Vokshin dhe Blendi Himçin. Kërkesa e...
Burimi:
zeri.ai