Tensionet mes Berlinit e Moskës, reagon Putin: Masat ndëshkuese, gabim i rëndë
Qeveria gjermane ka fajësuar Rusinë për atë që e cilëson si një sulm hibrid ndaj aeroportit të Leipzigut, ku në fillim të muajit gusht u zbuluan disa dronë të pajisur me eksploziv. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, deklaroi se autoritetet kanë dalë në përfundimin se pas incidentit, qëndron pikërisht Moska, e për këtë arsye, u paralajmëruan masa ndëshkuese. Një gjë të tillë megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin e cilëson një gabim të rëndë. “Sipas mendimit tim, kjo bie qartazi ndesh me interesat e popullit gjerman. Mendoj se reagimi i qeverisë gjermane lidhet me fushatat zgjedhore që po afrohen”, u shpreh Putin. Dobrindt përmendi hetimet policore, mënyrën e kryerjes së sulmit dhe të dhënat e shërbimeve të inteligjencës të cilat sipas tij dëshmojnë qartë përgjegjësinë...
Burimi:
syri.net