Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Vijon që prej orës 09:00 të mëngjesit protesta e qytetarëve dhe opozitës të cilët kundërshtojnë votimin e reformës territoriale në Kuvend. Disa persona kanë mbetur të lënduar gjatë tensioneve që kanë shoqëruar këtë protestë, si pasojë e hedhjes së sprajit lotsjellës nga ana e policisë. Gazetarja Lusi Përgjegji raporton se disa prej të lënduarve janë marrë nga ambulancat për t’u dhënë ndihmën e parë. Përgjegji sqaron se në këtë protestë janë 1200 forca policore të angazhuara për mbarëvajtjen dhe monitorimin, përfshi këtu edhe patrullën e përgjithshme, FNSH dhe forcat “Shqiponja”. Po ashtu, policia ka vendosur kordone sigurie në çdo hyrje dhe dalje që të çon drejt Kuvendit, aty ku diskutohet pr.ligji për reformën territoriale.  “Nga ana e policisë janë marrë masa strike për mënyrën si...