Tensionet antisemitiste në Gjermani, Merz paralajmëron emigrantët: Respektoni historinë! Kush nuk pranon, le të largohet…

Tensionet antisemitiste në Gjermani, Merz paralajmëron emigrantët: Respektoni historinë! Kush nuk pranon, le të largohet…

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se emigrantët myslimanë që nuk pranojnë përgjegjësinë historike të Gjermanisë për Holokaustin nuk kanë vend në vendin e tij, duke u bërë thirrje atyre që nuk e respektojnë këtë përgjegjësi të largohen nga Gjermania. Deklaratën e tij Merz e bëri gjatë një aktiviteti në Berlin, të organizuar në nder të atletëve hebrenj që marrin pjesë në Lojërat Makabi, një ngjarje ndërkombëtare sportive hebraike që zhvillohet çdo katër vjet në Izrael. “Kjo përgjegjësi historike e vendit tonë vlen njësoj edhe për ata që vijnë këtu në Gjermani nga vendet myslimane. Dhe kushdo që nuk i përmbahet kësaj duhet të largohet nga vendi ynë”, deklaroi kancelari gjerman. Gjatë aktivitetit, një trajner basketbolli i ngriti shqetësimin Merz-it se atletët hebrenj ndihen të...