No Image Available

Tensione para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave

Tensione janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku disa protestues u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave. Në zonën e protestës janë krijuar flakë dhe re tymi, ndërsa efektivët e Policisë të pranishëm në terren nuk kanë ndërhyrë në momentin e incidentit. Ende nuk ka informacion për persona të lënduar apo dëme të tjera nga ky episod.