Tensione në Shtëpinë e Bardhë pas humbjes në zgjedhje/ Rubio shqyrton dorëheqjen, republikanët kërkojnë largimin e Hegseth
Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar tronditje në radhët e republikanëve, duke hapur një debat të fortë për të ardhmen politike të Donald Trump dhe të administratës së tij. Pas humbjes së shumicës në Kongres, zërat kritikë brenda Partisë Republikane po shtohen, ndërsa disa figura të rëndësishme duket se po mendojnë për një distancim nga presidenti amerikan. Sipas The Independent, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po shqyrton mundësinë e dorëheqjes nga posti, në një lëvizje që mund t’i shërbejë për të ruajtur pozicionin e tij politik përpara garës presidenciale të vitit 2028. Një aleat i tij ka paralajmëruar se vazhdimi i qëndrimit në administratën Trump mund të ndikojë negativisht në ambiciet e tij të ardhshme politike. Në...
Burimi:
kohajone.com