Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar përgatitjen e një izolimi të plotë të Bregut Perëndimor të pushtuar, pas një sulmi të armatosur pranë Hebronit, ku mbetën të plagosur pesë persona. Dy agresorët palestinezë u vranë nga ushtarët izraelitë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa autoritetet izraelite njoftuan se kanë nisur masa të shtuara sigurie dhe operacione kundër terrorizmit në zonë. Sipas një deklarate të zyrës së Kryeministrit, Netanyahu urdhëroi fillimisht izolimin e menjëhershëm të qytetit të Hebronit dhe më pas vendosjen e një bllokade të plotë në të gjithë Bregun Perëndimor. Autoritetet izraelite thanë se masat synojnë të parandalojnë sulme të tjera, pasi sipas kryeministrit, forcat e sigurisë shmangën një sulm të përmasave të mëdha. Sulmi ndodhi në kryqëzimin e njohur si Kryqëzimi i Judesë, një...
Burimi:
javanews.al