Tensione në Kuvend: Bardhi dhe Kapri në këmbë kundër ‘Territoriales’, Garda rrethon foltoren

Tensione në Kuvend: Bardhi dhe Kapri në këmbë kundër ‘Territoriales’, Garda rrethon foltoren

pamje-tensione ne kuvend TIRANË- Interpelancat e kërkuara në Kuvend, të parashikuara në rend dite, do të mbahen në fund të seancës pas kërkesës së Partisë Socialiste. Kërkesa e PS mori mori 74 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim.  Ky moment u shqërua me debate dhe tensione, teksa kreu i Kuvendit Niko Peleshi iu drejtua deputetëve duke i thënë që të bëhen gati për të kaluar në votim. Në kundërshtim të kërkesës së socialistëve, deputeti i “Mundësia”, Erald Kapri, dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, u ngritën nga karriget dhe shkuan pranë foltores duke debatuar me Peleshin.   Situata u tensionua edhe më tej, teksa garda u afrua pranë foltores. /ZËRI