Tensione jashtë Kuvendit, banorët e Memaliajt përplasen me Braçen, i hedhin ujë në fytyrë (VIDEO)

Tensione jashtë Kuvendit, banorët e Memaliajt përplasen me Braçen, i hedhin ujë në fytyrë (VIDEO)

TIRANË- Jashtë Kryesisë së Kuvendit janë regjistruar tensione, pasi banorët e Memaliajt janë përplasur me deputetin socialist, Erion Braçe. Ky i fundit, po kalonte për t'u futur në selinë e Kuvendit, teksa banorët kanë shprehur indinjatë ndaj tij. Në një moment, njëri prej banorëve i ka hedhur ujë Braçes në fytyrë, ndërsa një tjetër tentoi ta godiste me tabelë deputetin e PS-së. Megjithatë, sipas pamjeve të siguruara nga ZËRI, policia ka ndërhyë menjëherë për të qetësuar situatën.     View this post on Instagram   Banorët e Memaliajt ndodhen para Kryesisë së Kuvendit për të protestuar kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Tepelenën, teksa në Komisionin e Ligjeve diskutohen ndryshimet në Reformën Territoriale./ZËRI