Tensione gjatë transferimit të emigrantëve nga plazhet e Ceutës: Vrapim, përplasje dhe të shtëna në ajër (VIDEO)

Tensione gjatë transferimit të emigrantëve nga plazhet e Ceutës: Vrapim, përplasje dhe të shtëna në ajër (VIDEO)

ceuta-spanje SPANJË- Autoritetet spanjolle filluan të premten transferimin e mijëra emigrantëve që po qëndronin në kushte të pasigurta në plazhet e Ceutës, në tenda të përkohshme të ngritura në portin e enklavës evropiane në Afrikën e Veriut. Operacioni filloi në orën 4:30 të mëngjesit dhe u shoqërua nga momente tensioni, pasi policisë iu desh të ndërhynte për të kontrolluar grupet e emigrantëve që filluan të vraponin për të siguruar një vend në zonën e re. Sipas mediave spanjolle, pati përplasje, të shtëna në ajër dhe disa të plagosur. Momentet më të tensionuara ndodhën pranë ambienteve të portit, kur oficerët filluan t'i ndanin migrantët në grupe prej afërsisht 100 personash për të lejuar hyrjen e tyre dhe për të vazhduar me regjistrimin e tyre. Disa video që...