
Stephen Curry magjik me 56 pikë i jep fitoren Golden State, shkëlqen edhe LeBron James
Fitorja e katërt radhazi për Lakers, që në fushën e tij mundsi 111-102 Minnesota, në një ndeshje me rivalitet. LeBron James me 33 pikë e 17 rebound, Reaves me 23 pikë e Doncic me 21 pikë bënë diferencën në fushë për kalinfornianët.
Jashtë fushe triumfon edhe Golden State, që mundi 121-115 Orlando. Mbrëmje magjike për Stepkten Curry, autor i 56 pikëve, me 12 gjuajtje të sakta nga distanca. Ekipi i Dallas, falë 25 pikëve të Kyrie Irving, mundi 103-96 Charlotte.
Milëaukee fitoi 121-112 ndeshjen ndaj Denver, dy ekipe pretendente për titull. Antetokounmpo me 28 pikë e 19 rebound ishte lider për Bucks, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Jokic.
NBA-Rezultatet e sotme
Orlando – Golden State, 115-121
Milwaukee – Denver, 121-112
Dallas – Charlotte, 103-96
Phoenix – New Orleans, 116-124
Lakers – Minnesota, 111-102
Burimi