Telefoni i humbur në Burgun e Fierit, arrestohen dy të paraburgosur dhe hetohen 4 punonjës

Telefoni i humbur në Burgun e Fierit, arrestohen dy të paraburgosur dhe hetohen 4 punonjës

BURGU I FIERIT FIER- Dy të paraburgosur janë vendosur në masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa katër punonjës të Burgut të Fierit janë përfshirë në një procedim penal, pas hetimeve të nisura për një telefon celular të gjetur gjatë një kontrolli në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit. Ngjarja është regjistruar më 24 qershor 2026, kur gjatë kontrollit të një dhome ku qëndronte shtetasi me inicialet K.C eshtë konstatuar një aparat celular i dyshuar. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, gjatë veprimeve të para hetimore është konstatuar se telefoni që ishte raportuar si provë materiale nuk ndodhej më në vendin ku ishte dokumentuar incidenti. Pikërisht mungesa e aparatit ka bërë që çështja të vijojë me hetime të mëtejshme,...