Telefonata që vuri në lëvizje Policinë/ Inez Hajrulla i zhdukur apo e inskenoi?
Një ditë para se të publikohej lajmi se i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, Inez Hajrulla, mund të ishte marrë peng, Policia kishte marrë një informacion për vendndodhjen e tij të mundshme. Telefonuesi pretendonte se Hajrulla ndodhej në një nga dhomat e një hoteli në Vaqarr, në shoqërinë e një vajze. Shërbimet e Komisariatit nr. 6, së bashku me shërbime mbështetëse, shkuan në hotel për të kryer verifikimet e para. Nga kontrolli rezultoi se Hajrulla nuk ndodhej aty në atë moment. Policia po verifikon nëse Hajrulla mund të jetë njoftuar për mbërritjen e shërbimeve. Ndërkohë, janë marrë pamjet e kamerave të hotelit dhe janë pyetur klientë e punonjës për të përcaktuar nëse e kanë parë personin e njohur me nofkën “El Padrino” i Vlorës. Të nesërmen,...
Burimi:
ntv.al