Telefonata që ndryshon fatin e luftës/ Putin i jep garanci Trumpit, reagon Kremlini
Një telefonatë rreth një orëshe mes Donald Trump dhe Vladimir Putin ka rikthyer në vëmendje përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas Kremlinit, biseda mes dy presidentëve ishte “konstruktive dhe e sinqertë”. Putin i ka paraqitur Trumpit vlerësimin e Moskës për situatën në front, ndërsa i ka shpjeguar se çfarë mund të bëjë Washingtoni për t’i dhënë fund sa më shpejt luftimeve. Një prej deklaratave më të rëndësishme të Kremlinit lidhet me Evropën. Sipas këshilltarit të Putinit, Juri Ushakov, presidenti rus i ka garantuar Trumpit se Rusia nuk ka “plane agresive” ndaj vendeve evropiane. Në fokus të bisedës kanë qenë edhe takimet e fundit të të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë dhe Kiev. Palët i kanë vlerësuar pozitivisht...
Burimi:
ntv.al