Telefona e kontrata në “duar” të SPAK! Ç’ndodhi gjatë kontrolleve në vilën e Ron Yeffet? Sekuestrohet edhe telefoni i Aleks Markut
Ron Yeffet, Ardi Veliu dhe Arjeta Puca TIRANË- Agjentë të SPAK-ut dhe BKH-së ushtruan dje kontrolle në banesa, kompani dhe zyra, ndërsa tashmë në duart e hetuesve të SPAK-ut ndodhen telefona, kontrata dhe dokumente të lidhura me kompaninë shtetërore KAYO. Biznesmeni amerikano-izraelit Ron Yeffet është në qendër të hetimit, në kuadër të denoncimve të bëra pak javë më parë nga ish zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, i cili aludonte për trafik armësh dhe afere të tjera të biznesmenit me kompaninë publike KAYO. Paraditen e djeshme, 2 tetor, me vendim të GJKKO-së, hetuesit zbarkuan në vilën luksoze të Ron Yeffet në periferi të Tiranës. Mësohet se gjatë këtij aksioni, biznesmeni amerikano-izraelit ka reaguar qetësisht dhe ka lejuar kontrollin e banesës. Madje, mësohet se vetë ai iu ka...
Burimi:
zeri.ai