Telashe te Barcelona, trajneri Hansi Flick humbet për disa javë mbrojtësin titullar pas dëmtimit

Telashe te Barcelona, trajneri Hansi Flick humbet për disa javë mbrojtësin titullar pas dëmtimit

Lajm i keq për Barcelonën. Andreas Christensen u detyrua të linte fushën para minutës së 60-të, gjatë fitores 3-1 ndaj Sevilla, pas një dyluftimi me Robbie Ure. Fillimisht, incidenti dukej si një përplasje e zakonshme, por mbrojtësi danez sinjalizoi menjëherë stafin mjekësor se ndjente dhimbje në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Pasi u ul në stol, Christensen shfaqi shenja të qarta dhimbjeje dhe iu dha ndihmë me akull. Hansi Flick aktivizoi Gerard Martín për ta zëvendësuar atë. Trajneri Hansi Flick konfirmoi se dëmtimi ishte i natyrës muskulore. “Ai do të mungojë për disa javë,” deklaroi trajneri gjerman. Christensen do t’u nënshtrohet analizave të mëtejshme në Barcelonë për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. Mbrojtësi ishte thirrur gjithashtu nga Danimarka...