Telashe për Milan, mbrojtësi titullar do të mungojë për një kohë të gjatë pas dëmtimit

Telashe për Milan, mbrojtësi titullar do të mungojë për një kohë të gjatë pas dëmtimit

13 Tetor 2026 8:15 Telesport “Matteo Gabbia iu nënshtrua analizave mjekësore, të cilat zbuluan një dëmtim në muskulin fleksor të kofshës së majtë, që përfshin në njëfarë mase edhe tendinën”, thuhet në komunikatën e Milan. Më tej, komunikata e klubit kuqezi sqaron situatën: “Lojtari do t’i nënshtrohet një konsultimi me specialistë për të përcaktuar trajtimin më të përshtatshëm.” Deklarata e publikuar nga Milan lidhur me gjendjen e mbrojtësit të tyre lë pak shpresë për një rikuperim të shpejtë. Rrjedhimisht, kuqezinjtë mund të vendosin të shqyrtojnë tregun e lojtarëve të lirë për të mbushur boshllëkun e krijuar në skuadër. Megjithatë, me siguri do të duhen muaj për ta parë Gabbia sërish në fushë: viti i tij 2026 ka përfunduar fatkeqësisht para kohe.