Telashe pa fund te Bayern: Saibari do të mungojë 3 muaj pas dëmtimit, operohet në kavilje
Një goditje e rëndë për Bayern Munich dhe Ismael Saibari. Lojëtari i kombëtares marokene, i cili u detyrua të largohej nga fusha gjatë barazimit 2-2 kundër Borussia Dortmund, pas një përplasjeje me portierin kundërshtar, tani përballet me një periudhë të gjatë jashtë fushave. Sipas ‘Bild’, sulmuesi do të jetë jashtë fushave për të paktën tre muaj. Ekzaminimet mjekësore zbuluan një këputje të ligamentit sindesmotik në kyçin e këmbës së djathtë: Saibari tashmë i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale. Dëmtimi dukej shqetësues që në fillim, pasi Saibari pësoi një ndrydhje të rëndë që preku si gjurin, ashtu edhe kyçin e këmbës, gjatë përplasjes në ‘Der Klassiker’. Diagnoza nënkupton se marokeni do të përballet me një proces të gjatë rehabilitimi dhe Bayern do të duhet...
Burimi:
telesport.al