Spiunë me 4 rrota?! Makina po i transmeton të dhënat tuaja palëve të treta
Ndjenja e lirisë kur njeriu nget i vetëm në autostradë është tashmë një iluzion: të mbushura me kamera dhe sensorë, makinat e sotme mbledhin sasi të mëdha të dhënash, të cilat pa dijeninë e shoferit u dërgohen kompanive të sigurimeve dhe palëve të tjera të panjohura. Mbledhja dhe transmetimi i të dhënave për pasagjerët përmendet në kushtet e përdorimit dhe politikat e privatësisë së prodhuesve të makinave, por në realitet askush nuk merr mundimin të lexojë këto tekste të gjata dhe të vështira për t’u kuptuar. Makina mund, ndër të tjera, të ndjekë rrugët tuaja, të regjistrojë kush tjetër ndodhet në automjet me ju, çfarë dëgjoni në radio, nëse vendosni rripin e sigurimit, nëse ngisni shpejt apo frenoni papritur. Dhe ndërsa sensorët mund ta bëjnë...
Burimi:
javanews.al