Tebas: Real Madridi dëshiron ta dobësojë La Liga-n dhe të promovojë kompeticione si Superliga
3 Nëntor 2026 11:03 Alfred Lleshi Përplasja mes Javier Tebas dhe Real Madridit duket e pakthyeshme. Presidenti i La Liga-s akuzoi klubin madrilen se po pengon punën e kampionatit spanjoll dhe po dëmton imazhin e tij përmes televizionit zyrtar. “Real Madridi kundërshton gjithçka që bën La Liga dhe po na shkakton dëme të mëdha përmes televizionit të vet. Kjo prek jo vetëm La Liga-n, por të gjitha klubet. Objektivi i tyre është të dobësojnë kampionatin për të promovuar kompeticione të tjera, si Superliga”, – deklaroi Tebas në një aktivitet në Barcelonë. Për çështjen “Negreira”, ai shtoi: “Po e zgjasin këtë çështje si çamçakëz. Real Madridi mendon se Negreira ndodhet në dhomat e zhveshjes së çdo arbitri dhe në çdo stadium ku luan. Kujtoj se ne...
Burimi:
telesport.al