Teatri i Prizrenit sjell në Amfiteatrin Antik të Durrësit dramën “Pylli”
Në kuadër të Dyrrachium International Theater Festival, Amfiteatri Antik i Durrësit mirëpriti në natën e dytë të festivalit trupën e Teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit. Artistët nga Prizreni sollën në skenë dramën psikologjike “Pylli”, vepër e Florian Zeller, me regji të Erson Zymberit. Kjo dramë trajton tema të thella psikologjike, duke eksploruar kufirin mes së vërtetës dhe iluzionit, kujtesës, fajit dhe identitetit. Përmes një rrëfimi të ndërtuar me tension dhe atmosferë të errët, shfaqja e fton publikun në një udhëtim ku çdo kujtim, zgjedhje dhe heshtje mund të ndryshojë rrjedhën e së vërtetës. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha sot se “ky festival ndërkombëtar ka sjellë në Durrës artistë, trupa teatrore dhe histori nga hapësira të ndryshme kulturore, duke e kthyer qytetin në...
Burimi:
kultplus.com