Teatri i Operës e Baletit shpall disa nga fituesit e Konkursit “Tish Daija”

Teatri i Operës e Baletit shpall disa nga fituesit e Konkursit “Tish Daija”

Në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së kompozitorit Tish Daija, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shpall veprat fituese të Konkursit Kombëtar të Krijimtarisë Muzikore “Tish Daija”, në kategorinë e krijimtarisë për orkestër simfonike. Katër veprat fituese janë: “Rapsodia e Jugut” e kompozitorit Endri Sina; “Eclipsis Lunaris” kompozuar nga Fjolla Gashi; “Rugovë” kompozuar nga Jurgen Muharremi dhe “Voices” e kompozitorit Kris Sopiqoti. TKOBAP uroi kompozitorët fitues dhe bëri të ditur se këto krijime do të marrin jetë në skenë, duke pasuruar repertorin orkestral dhe duke vijuar traditën e çmuar të muzikës shqiptare. Më herët TKOBAP ka shpallur edhe fituesit në kategorinë e krijimtarisë për orkestër harqesh: Ajet Çekiçi – “Skerco” Arjan Brahimi – “Pejsazh Baritor” Armand Broshka – “Përgjimi” Denis Baftjari – “Variacione...