Teatri i Kukullave do të bëhet qendër hebraike? Ministri Gonxhja e përgënjeshtron: Fantazi dhe paranoja absurde!
Teatri i Kukullave në Tiranë nuk do të shndërrohet në qendër kulturore hebraike dhe nuk do të ndryshojë destinacion, tha sot ministri Blendi Gonxhja duke përgënjeshtruar pretendimet që po qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale për të ardhmen e godinës historike. “Pretendimet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale, marrë shkas nga një dalje dhe aludim i gazetarit Blendi Fevziu, për ndryshimin e funksionit të godinës historike të Teatrit të Kukullave nuk qëndrojnë. Keqardhje që më duhet të përgënjeshtroj një mik e një gazetar që kishte çdo mundësi e akses të pyeste përpara se të nxitonte të lëshonte një hipotezë të tillë që nuk ja kishte borxh as Teatri i Kukullave, as ekipi i shkëlqyer që e animon e as publiku i vogëlushave dhe...
Burimi:
javanews.al