Të shtënat gjatë operacionit antidrogë në Krujë, Policia zbardh dinamikën: Një efektiv qëlloi në ajër për të…!

Të shtënat gjatë operacionit antidrogë në Krujë, Policia zbardh dinamikën: Një efektiv qëlloi në ajër për të…!

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim lidhur me raportimet për të shtëna me armë në një operacion antidrogë të regjistruar këtë të martë në Krujë. Policia bën me dije se një punonjës policie për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Sipas policisë, në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person. Operacioni mësohet se u zhvillua me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit në Krujë ku u konstatuan dhe asgjësuan rreth 300 bimë kanabis. Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, në zbatim të planit të masave për...