No Image Available

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, ku 22-vjeçari Elvis Zirka dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një 28-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake të policisë, autor i dyshuar i plagosjes është Sokol Zeka (Troka), 28 vjeç, i cili është larguar pas ngjarjes. I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin dhe po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Ende nuk dihen motivet që çuan në përdorimin e armës së zjarrit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. “-Rreth orës orës...