No Image Available

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person brenda një lokali

Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë në fshatin Shtoj të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.