Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin T.Hoti, i cili dyshohet se është plagosur gjatë një incidenti me armë zjarri në një lokal të zonës. Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka të dhëna mbi gjendjen shëndetësore të personit të plagosur. Ende nuk dihet motivi i të shtënave dhe as identiteti i personit që mund të ketë përdorur armën. Njoftimi i plotë i policisë: Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në...
Burimi:
kohajone.com