Të shtëna me armë zjarri brenda një lokali në Shkodër, plagoset një person (Emri)
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur. Mësohet se i plagosuri është Taulant Hoti. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali të zonës. Sipas informacioneve paraprake, të plagosurin e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të sqaruar rrethanat e plagosjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur gjendjen e tij shëndetësore apo motivin e ngjarjes. Policia pritet të japë informacione të tjera pas veprimeve të para hetimore.
Burimi:
gijotina.com