Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

Forca të shumta policie kanë zbarkuar gjatë mesnatës në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku janë kryer kontrolle në një lokal. Dyshohet se në zonë janë dëgjuar të shtëna me armë në ajër, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar apo të arrestuar.