Të shtëna me armë në Lezhë! Plagoset një person, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:15, ndërsa i plagosuri me inicialet D. P., ka marrë fillimisht ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. Për shkak të plagëve të marra në pjesën e barkut, ai është transportuar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i plotë i policisë: Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë...
Burimi:
gijotina.com