“Të përgatitemi për anëtarësimet e reja”, liderët europianë miratojnë konkluzionet për zgjerimin

“Të përgatitemi për anëtarësimet e reja”, liderët europianë miratojnë konkluzionet për zgjerimin

Liderët evropianë kanë arritur që të miratojnë në mesnatë konkluzionet për zgjerimin duke theksuar rëndësinë e vijimit të këtij procesi si një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet. Shteteve kandidate Këshilli Evropian u rikujton vijimin e reformave veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. “Vendet që aspirojnë anëtarësimin duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre reformuese, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, në përputhje me parimin e meritokracisë që karakterizon procesin e anëtarësimit. Këshilli Evropian rikujton se procesi i anëtarësimit bazohet në meritokraci dhe se çdo vend kandidat përparon në negociatat e anëtarësimit në bazë të progresit të tij individual”, thuhet në njoftim. Liderët e kanë vlerësuar edhe strategjinë e re të zgjerimit të propozuar nga komisionerja Kos. “Këshilli Evropian përshëndet punën që...