“Të moshuarit të mos rrinë kafeneve, të vijnë këtu” – Pensionisti te Kryeministria: Të ngujohemi natë e ditë deri sa qeveria të bjerë

“Të moshuarit të mos rrinë kafeneve, të vijnë këtu” – Pensionisti te Kryeministria: Të ngujohemi natë e ditë deri sa qeveria të bjerë

Një nga momentet më prekëse të fjalimeve përballë Kryeministrisë ishte dëshmia e një pensionisti, ish-punonjës i Kombinatit Metalurgjik, i cili denoncoi kushtet minimale të jetesës dhe bëri thirrje për përshkallëzimin e aksionit opozitar përmes ngujimit. Ish-metalurgu ngriti zërin për pamundësinë ekonomike që po përjetojnë mijëra të moshuar në vend si pasojë e çmimeve të larta dhe pensioneve qesharake. “Jam një pensionist, kam punuar me Kombinatin Metalurgjik. Marr një pension prej 98 mijë lekësh të vjetra. Është turp! Janë shumë pensionistë me këto pensione. Ku do të shkojmë? Çfarë do të bëjmë në shtëpi, të bëhemi lypësit e fëmijëve? Ky pension mund të vlente në kohën e diktaturës, po tani me këto çmime si t’ia bëjmë?” – u shpreh ai me revoltë përpara turmës. Përmes një...