Të mërkurën, ambasadori Eric Wendt nis takimet në Tiranë/ zbulohet takimi i parë
Eric Wendt TIRANË- Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Eric Wendt ka nisur zyrtarisht misionin diplomatik në Tiranë, ndërsa pas dorëzimit të letrave kredenciale dhe takimit me Presidentin Bajram Begaj, të mërkurën pritet të zhvillojë kontaktin e parë me një përfaqësues të qeverisë shqiptare. Sipas agjendës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Wendt do të takohet të mërkurën në orën 11:30, me ministrin Ferit Hoxha. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë dhe pritet të jetë kontakti i parë zyrtar i ambasadorit të ri amerikan me drejtuesin e diplomacisë shqiptare. Ky takim vjen pak ditë pasi Wendt dorëzoi letrat kredenciale te Presidenti Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-së në Shqipëri. Pas ceremonisë, ambasadori zhvilloi edhe...
Burimi:
zeri.ai