Te Manchester United të zhgënjyer për golin e Haaland: Pozicion jashtë loje, kjo është padrejtësi!

Te Manchester United të zhgënjyer për golin e Haaland: Pozicion jashtë loje, kjo është padrejtësi!

Mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez, foli për mediat pas humbjes 0-1 në derbin ndaj Manchester City. Ai u shpreh se goli o “citizens” ishte në pozicion jashtë loje: “Mendoj se Fernandez ishte në pozicion jashtë loje”. “Ajo që nuk arrij të kuptoj janë rregullat. Ai ishte aty! Unë shkova drejt tij sepse e kisha përballë. Pikërisht për këtë arsye Haaland mbeti i lirë në zonën e prapme. Dua të jem i qetë, por është shumë e vështirë”, tha Martinez. Më tej, Lisandro Martinez shtoi: “Çdo sezon, zyrtarët vijnë në klubin tonë dhe shpenzojnë një orë duke shpjeguar rregullat; ata duken kaq të sigurt në atë që thonë. Dhe, më pas, është e papranueshme që pesë apo gjashtë persona (zyrtarë) të bëjnë një gabim të...