“Të kam zili, je rehat!”- Kryeministri Rama zbulon çfarë do të bëjë pasi të lërë detyrën: Do u them stop rrjeteve sociale dhe…

“Të kam zili, je rehat!”- Kryeministri Rama zbulon çfarë do të bëjë pasi të lërë detyrën: Do u them stop rrjeteve sociale dhe…

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij të përjavshëm “Flasim”, sot më 11 tetor kishte të ftuar dy sipërmarrës, të cilët kanë hapur biznese në Shqipëri, pasi kanë punuar për vite me radhë jashtë shtetit. Një nga sipërmarrësit, që ka ngritur biznese në Malësinë e Madhe i tha kryeministrit Edi Rama se ka sukses në këtë fushë, por se nuk merret shumë me rrjetet sociale. Menjëherë iu përgjigj kreu i qeverisë. Kryeministri i tha sipërmarrësit se e ka zili për këtë pjesë. Ndërsa, zbuloi se pasi të lërë detyrën si kryeministër, do qëndrojë larg rrjeteve sociale. Sipërmarrësi: Unë nuk e përdor shumë internetin. Kjo, sepse edhe kështu jam mësuar prej kohësh. Kam pasur biznes që më 1996. Mirëpo tani, po përpiqem të bëj më tepër...