Te Juventus ende konfuzë për portën, klubi bardhezi ka në shënjestër portierin e Atalanta

Te Juventus ende konfuzë për portën, klubi bardhezi ka në shënjestër portierin e Atalanta

23 Shtator 2026 11:30 Telesport Dëmtimi i Grabara dhe situata e kontratës së Vicario (i cili aktualisht është në huazim) kanë përshpejtuar vlerësimet e Juventus lidhur me të ardhmen e pozicionit të portierit. Në krye të listës është ngjitur Marco Carnesecchi. Megjithëse Atalanta e vlerësoi portierin 26-vjeçar me rreth 50 milionë euro gjatë merkatos së verës së kaluar, duke zmbrapsur interesimin nga Premier League, skenari mund të ndryshojë sezonin e ardhshëm. Kontrata e Carnesecchi me Atalanta skadon në vitin 2028 dhe bisedimet për rinovim kanë ngecur praktikisht. Nëse Juve kualifikohet për Champions League tentativa për të marrë Carnesecchi do të bëhej prioriteti absolut për të forcuar mbrojtjen. Gjithsesi, mediat italiane (Tuttosport) pranojnë se negociatat me Atalanta premtojnë të jenë komplekse si për sa u përket...