LAJMET E FUNDIT
  1. SHBA shtrëngon rregullat për emigrantët, kush aplikon për “Green Card” duhet të kthehet në vendin e origjinës

    SHBA shtrëngon rregullat për emigrantët, kush aplikon për “Green Card” duhet të kthehet në vendin e origjinës

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar së fundi rregullat sa u përket aplikimeve për “Green Card”. Në këtë ndryshim të ri parashikohet që të huajt të cilët kërkojnë ndryshimin e statusit të emigracionit të bëjnë procesin nga jashtë vendit. Njoftimi u bë nga Shërbimi i Shtetësisë dhe Emigracionit i SHBA-së (USCIS), i cili publikoi […]

  2. Negociatat SHBA-Iran/ Rubio: Mund të ketë lajme të mira brenda orësh

    Negociatat SHBA-Iran/ Rubio: Mund të ketë lajme të mira brenda orësh

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se brenda pak orësh bota mund të marrë “disa lajme të mira”, në lidhje me negociatat që po zhvillohen mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Duke folur për gazetarët në Nju Delhi, Rubio la të kuptohej se mund të ketë një njoftim zyrtar më vonë gjatë ditës […]

  3. Starmer mirëpret progresin SHBA–Iran: Është jetike moslejimi i armës bërthamore

    Starmer mirëpret progresin SHBA–Iran: Është jetike moslejimi i armës bërthamore

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka mirëpritur “progresin drejt një marrëveshjeje midis SHBA-së dhe Iranit”, duke theksuar se është jetike që Iranit të mos i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore. Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Starmer u shpreh pas deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, […]

  4. Tabaku: Europa nuk është slogan politik! Integrimi kërkon reforma reale, jo triumfalizëm bosh

    Tabaku: Europa nuk është slogan politik! Integrimi kërkon reforma reale, jo triumfalizëm bosh

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka lëshuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale mbi procesin e integrimit europian, duke deklaruar se pengesa kryesore e Shqipërisë nuk janë standardet e Bashkimit Europian, por korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Në një analizë të gjatë mbi situatën aktuale të negociatave, Tabaku shprehet se Shqipëria ndodhet përballë […]

  5. Çmimi i lartë i luftërave pa mbarim

    Çmimi i lartë i luftërave pa mbarim

    FOTO ILUSTRUESE IZRAEL- Binyamin Netanyahu është i aftë t’i nisë shpejt konfliktet, por jo t’i përfundojë ato, shkruan The Economist. Jo të gjitha luftërat zhvillohen njësoj. Një arsye për mbijetesën 78-vjeçare të Izraelit, një vend i vogël demokratik në një rajon kryesisht armiqësor, është se udhëheqësit e tij e kanë kuptuar prej kohësh këtë fakt. […]

  6. Dy muaj PAQE: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes! Çfarë përfshin pakti mes palëve

    Dy muaj PAQE: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes! Çfarë përfshin pakti mes palëve

    Marco Rubio SHBA-Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se është arritur “përparim i konsiderueshëm” në bisedimet me Iranin, por ka ende “punë për të bërë”. Gjatë një konference për shtyp ai ka deklaruar se Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore. Sipas tij, ky është një qëndrim për të cilin presidenti amerikan Donald Trump […]

  7. Takimet e Mediut në SHBA, Kokalari i shkruan DASH: Mund të përdoren si mbështetje për Berishën

    Takimet e Mediut në SHBA, Kokalari i shkruan DASH: Mund të përdoren si mbështetje për Berishën

    Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar në rrjetet sociale pas një takimi në Uashington, ku Fatmir Mediu është shfaqur pranë zyrtarëve të lartë amerikanë në një moment politik të ndjeshëm për Partinë Demokratike. Kokalari thotë se i ka dërguar një letër Zëvendës Sekretarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ku ngre shqetësime për përdorimin politik […]

  8. FOTO/ Sulmi rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, dalin pamjet

    FOTO/ Sulmi rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, dalin pamjet

    Mediat kanë siguruar pamjet e sulmit rus në kompleksin rezidencial të ambasadorit shqiptar në Kiev, Ernal Filos. Siç shihet, raketat kanë sjellë dëmtime të shumta, si edhe zjarre. Për shkak të sulmeve, një person ka humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve është edhe një djalë 15-vjeçar, ndërsa 13 persona janë […]

  9. Rezidenca e ambasadorit shqiptar u sulmua me raketa ruse, Filo: 8 orë bombardime, ishte i frikshëm

    Rezidenca e ambasadorit shqiptar u sulmua me raketa ruse, Filo: 8 orë bombardime, ishte i frikshëm

    Ernal Filo UKRAINË-Ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo ka folur pas sulmit me raketa të rezidencës ku ai banon. Ai bëri me dije se situata ka qenë e vështirë, pasi sulmi ka zgjatur për disa orë dhe është shoqëruar me përdorim të dronëve dhe raketave të ndryshme. Filo rrëfen se sulmi rus nisi rreth orës 10 […]

  10. Miratimi i IBAR, Rama: Asgjë nuk e ndal dot Shqipërinë në BE! Konferenca Ndërqeveritare hap fazën përfundimtare të…

    Miratimi i IBAR, Rama: Asgjë nuk e ndal dot Shqipërinë në BE! Konferenca Ndërqeveritare hap fazën përfundimtare të…

    Në “Shënimet e javës”, kryeministri Edi Rama është shprehur për miratimin e raportit të IBAR, vlerësimit të piketave të ndërmjetme për progresin e Shqipërisë. Rama tha se ballafaqimi mori kohën e vet, ndërkohë që “molotovarët e Tiranës” gëzoheshin dhe digjnin kryeqytetin. Ai tha se opozita u gënjye nga “mendja e mbrapshtë” duke iu referuar akuzave […]

  11. Më 26 maj Konferenca Ndërqeveritare me BE, Rama ironizon opozitën: Lanë kokrrën e namit! Molotovarët e Tiranës…

    Më 26 maj Konferenca Ndërqeveritare me BE, Rama ironizon opozitën: Lanë kokrrën e namit! Molotovarët e Tiranës…

    Kryeministri, Edi Rama, ka deklaruar se vendi ka shënuar një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit europian, pas përmbylljes së fazës hyrëse të negociatave me Bashkimin Europian. Nërsa theksoi se Konferenca Ndërqeveritare me BE do mbahet me 26 maj, Rama tha se procesi lidhet me vlerësimin e detyrave të përmbushura nga Shqipëria pas […]

  12. BE fonde 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Histori suksesi europian!

    BE fonde 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Histori suksesi europian!

    Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për të akorduar një tjetër mbështetje financiare për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Brukseli miratoi këtë javë disbursimin e 49 milionë eurove për Shqipërinë, duke e çuar në 212 milionë euro totalin e fondeve të përfituara deri tani nga vendi, shifra […]

  13. Presidenti i klubit italian është i bindur: Shpendi do të jetë shumë i kërkuar në Serinë A

    Presidenti i klubit italian është i bindur: Shpendi do të jetë shumë i kërkuar në Serinë A

    Fabricio Korsi ka analizuar sezonin e Empolit gjatë intervistës së tij në “Toscana del Futuro” në “Radio Bruno”. Presidenti i klubit toska ka mbetur i kënaqur me arritjen e mbijetesës në Serinë Ba, ndërsa ka theksuar se në ekip janë disa elemente që do të jetë mjaft të kërkuar në merkaton e verës. Një ndër […]

  14. Kamerat e sigurisë fiksuan autorin/ Tritol kantierit të ndërtimit në Kamëz, zbulohen detajet

    Kamerat e sigurisë fiksuan autorin/ Tritol kantierit të ndërtimit në Kamëz, zbulohen detajet

    Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar këtë të dielë në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 minuta, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, pa të lënduar në njerëz. Mësohet se autori afrohet i vetëm […]

  15. Alkool & armë! Si nata mes shokëve përfundoi me plumb në kokë! Detaje nga incidenti

    Alkool & armë! Si nata mes shokëve përfundoi me plumb në kokë! Detaje nga incidenti

    Të tjera detaje janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnate mbrëmjen e kaluar, ku një 17-vjeçar u plagos me armë zjarri nga shoku i tij. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, raporton se katër të rinjtë e përfshirë në ngjarje ishin mbledhur mbrëmë në banesën e 19-vjeçarit me inicialet R. S. […]

  16. U plagos nga policia greke, dalin detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

    U plagos nga policia greke, dalin detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me të shkuarën kriminale të Alesio Xhelo, shqiptarit që u plagos gjatë një përplasjeje me policinë greke. Sipas mediave dhe autoriteteve greke, 42-vjeçari konsiderohet një nga anëtarët kryesorë të një organizate kriminale, me aktivitet të shtrirë në Greqi, Qipro dhe Shqipëri. Ai dyshohet se ka qenë i […]

  17. Një fis i tërë ngrihet ta mbrojë për një “tufë flokësh”, historia e vajzës sekrete të Sadam Huseinit që po trondit Jemenin

    Një fis i tërë ngrihet ta mbrojë për një “tufë flokësh”, historia e vajzës sekrete të Sadam Huseinit që po trondit Jemenin

    Vajza sekrete e Sadam Huseinit, arroganca e Houthive që e plaçkitin dhe nderi i një fisi të shkretëtirës që angazhohet ta mbrojë në këmbim të një tufe flokësh të saj. Duket si një përrallë arabe, varianti më i fundit i “Një mijë e një netëve”, por në fakt bëhet fjalë për një histori që rrezikon […]

  18. Policia aksion 24-orësh në gjithë vendin, kapen 3 persona në kërkim

    Policia aksion 24-orësh në gjithë vendin, kapen 3 persona në kërkim

    Policia e Shtetit ka bërë bilancin e aksioneve dhe kontrolleve të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, në kuadër të luftës kundër paligjshmërisë dhe rritjes së sigurisë publike e rrugore. Sipas njoftimit zyrtar, janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale, ndërsa është finalizuar edhe […]

  19. Media iraniane: Irani nuk ka marrë angazhime bërthamore në marrëveshjen paraprake me SHBA

    Media iraniane: Irani nuk ka marrë angazhime bërthamore në marrëveshjen paraprake me SHBA

    Teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se është shënuar “përparim i rëndësishëm” në negociatat për një marrëveshje të mundshme me Iranin, media iraniane raportojnë një version më të kufizuar të diskutimeve. Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane Tasnim News Agency, Irani nuk ka marrë asnjë angazhim në projekt-marrëveshjen paraprake për të dorëzuar materiale të […]

  20. Zbulohet arsyeja pse Mourinho ndoqi në stadium finalen Bayern-Stuttgart

    Zbulohet arsyeja pse Mourinho ndoqi në stadium finalen Bayern-Stuttgart

    24 Maj 2026 12:09 Telesport Mbrëmë u raportua se Jose Mourinho ndoqi ndeshjen finale të Kupës së Gjermanisë për të parë nga afër yllin Michael Olise, por duket se nuk është kështu. Trajneri portugez u pa në stadium gjatë përballjes Bayern – Stuttgart (3:0), por vetëm për arsye marketingu. The Special One ishte ftuar nga […]

  21. Rusia valë të re sulmesh drejt Ukrainës, viktima dhe të plagosur

    Rusia valë të re sulmesh drejt Ukrainës, viktima dhe të plagosur

    Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës gjatë natës së të dielës, duke lëshuar qindra dronë dhe dhjetëra raketa në disa rajone të vendit. Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 80 të tjerë janë plagosur në Kiev dhe zonat përreth, sipas autoriteteve ukrainase. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan […]

  22. Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e   Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë.  Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar.  Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare.  Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar.  Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”.  Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare.  Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”.  Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë.  Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se:  Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë.  Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi.  Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë.  Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”.  Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge.  Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë.  Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit.  Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës.  Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar.  /Piranjat news

    Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news

    Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë […]

  23. La Liga jep verdiktet e mbetura të kampionatit, edhe Spanja mund të ketë 9 skuadra në kompeticionet evropiane

    La Liga jep verdiktet e mbetura të kampionatit, edhe Spanja mund të ketë 9 skuadra në kompeticionet evropiane

    Mbrëmjen e së shtunës, kampionati spanjoll dha përfundimisht të gjitha verdiktet e tij. Vëmendja më e madhe në këto ndeshje ishte të gara për mbijetesë pasi çështja e titullit kampion u zgjidh përpara 2 javësh në El Clasicon mes Barcelonës dhe Realit të Madridit me skuadrën katalanase që ngriti trofeun. Ja cilat janë verdiktet e […]

  24. SHBA–Iran përplasen për negociatat bërthamore, Rubio flet për progres, Teherani e mohon

    SHBA–Iran përplasen për negociatat bërthamore, Rubio flet për progres, Teherani e mohon

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Irani nuk mund të pajiset kurrë me armë bërthamore, duke theksuar se ky është një qëndrim i prerë dhe i pandryshueshëm i Shteteve të Bashkuara, në linjë edhe me presidentin Donald Trump. Sipas tij, çdo ide se një marrëveshje e mundshme do ta vendoste Iranin në […]

  25. E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale

    E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale

    Përmirësimi i platformës shtetërore të shërbimeve elektronike përmes ndërtimit të të ashtuquajturës e-albania 2.0 i ka kushtuar qytetarëve shqiptarë më shumë se 50 milionë euro duke qenë një nga investimet më të mëdha, jo vetëm në sektorin e teknologjisë së informacionit, por të gjithë projekteve buxhetore gjatë viteve të fundit. Krijimi i sitit të ri […]