LAJMET E FUNDIT
  1. Hodhi ujë drejt Ramës/ Bardhi përjashtohet nga seanca

    Hodhi ujë drejt Ramës/ Bardhi përjashtohet nga seanca

    Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare. Kjo pasi ky i fundit ka hedhur ujë në drejtim të Edi Ramës, teksa apo kryhej votimi i projektligjeve të rendit të ditës. Ndërkohë që mazhoranca vijonte me votimet, opozita kishte bllokuar foltoren dhe bënte zhurmë duke i rënë tavolinave me sende.

  2. Çfarë e çoi kamionin drejt përplasjes fatale? Shpejtësia e lartë apo frenimi?

    Çfarë e çoi kamionin drejt përplasjes fatale? Shpejtësia e lartë apo frenimi?

    Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i aksidentit fatal të ndodhur një ditë më parë në Unazën Lindore të kryeqytetit, ku humbën jetën 2 punëtorë egjiptianë të kompanisë Alba Beton, të cilët ishin duke lëvizur me një kamion, në të cilin ishte […]

  3. Para pa fund, rezultate zero: Biznesi i suplementeve që shet shpresë

    Para pa fund, rezultate zero: Biznesi i suplementeve që shet shpresë

    Çdo muaj, shumë qytetarë shpenzojnë shuma të konsiderueshme për kapsula dobësimi, çajra “detox”, vitamina, minerale dhe produkte që reklamohen si zgjidhje për mbipeshën apo probleme të ndryshme shëndetësore. Megjithatë, pas javësh ose muajsh përdorimi, rezultati i premtuar shpesh nuk shfaqet, ndërsa faturat vazhdojnë të rriten. Marketingu i këtyre produkteve mbështetet shpesh te fotografitë “para dhe […]

  4. Dy viktima të aksidentit/ Si iu dhanë brenda muajit patentat shqiptare dy egjiptianëve

    Dy viktima të aksidentit/ Si iu dhanë brenda muajit patentat shqiptare dy egjiptianëve

    Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës në periferi të Tiranës u mori jetën dy shtetasve egjiptianë, 30 dhe 44 vjeç, të cilët ishin punonjës të kompanisë “AlbaBeton”. Në përplasjen e rëndë mbeti i plagosur edhe drejtuesi i një automjeti tip “Audi”, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve […]

  5. Lamallari nxjerr videon: Qëllimet ogurzeza t’i harroni! Ja si protestuesit plagosin njëri-tjetrin

    Lamallari nxjerr videon: Qëllimet ogurzeza t’i harroni! Ja si protestuesit plagosin njëri-tjetrin

    Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka publikuar në rrjetet e tij sociale, pamje nga protesta e kësaj të enjteje para parlamentit. “Qëllimet ogurzeza t’i harroni!”, shkruan Lamallari bashkëngjitur videos, ku shihet një prej protestuesve që plagoset nga një tjetër protestues në tubim. “Ata që dje sokëllinin për skenarë gjakatarë të thikave me helm dhe çadrave […]

  6. Konferenca historike Solvay e vitit 1927 mblodhi 17 fitues të Çmimit Nobel në Fizikë

    Konferenca historike Solvay e vitit 1927 mblodhi 17 fitues të Çmimit Nobel në Fizikë

    Një nga fotografitë më ikonike në historinë e shkencës është realizuar gjatë Konferencës Solvay për Elektronet dhe Fotonet, e mbajtur në vitin 1927 në Bruksel, ku u mblodhën disa prej mendjeve më të ndritura të fizikës moderne. Në konferencë morën pjesë 29 shkencëtarë, ndërsa plot 17 prej tyre ishin ose u bënë fitues të Çmimit […]

  7. Rama mbërrin në Kuvend, opozita e pret me thirrjet e protestuesve: Jepe dorëheqjen (VIDEO)

    Rama mbërrin në Kuvend, opozita e pret me thirrjet e protestuesve: Jepe dorëheqjen (VIDEO)

    Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, ndërsa seanca plenare ka rifilluar pas katër ndërprerjesh të njëpasnjëshme. Automjeti i kryeministrit, i shoqëruar nga dy mjete të tjera, është parë duke hyrë në ambientet e Parlamentit, ndërsa në sallë vijojnë tensionet. Situata mbetet e tensionuar dhe seanca po zhvillohet mes ndërprerjeve dhe protestës së deputetëve […]

  8. Pas kaosit në sallë, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votim me kërkesë të PS-së

    Pas kaosit në sallë, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votim me kërkesë të PS-së

    kuvend TIRANË- Kuvendi ka mbyllur diskutimet dhe ka kaluar në procedurën e votim, pas tensioneve dhe bllokimit të përsëritur të foltores nga deputetët e opozitës, Kuvendi ka mbyllur diskutimet dhe ka kaluar në procedurën e votimit. Me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i grupit parlamentar, Niko Peleshi, njoftoi mbylljen e diskutimeve dhe […]

  9. PS voton rendin e ditës, opozita bllokon foltoren: Hajdut

    PS voton rendin e ditës, opozita bllokon foltoren: Hajdut

    pamje nga Kuvendi TIRANË-Kuvendi ka mbyllur diskutimet dhe ka kaluar direkt në votim të rendit të ditës. Ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kërkoi që procedura të kalonte menjëherë në votim, pa vijuar diskutimet. Kërkesa erdhi pasi opozita bllokoi foltoren pasi kryeministri Edi Rama mbërriti në seancë. Raporti i ekspertëve, […]

  10. Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndërpreu punën në mënyrë të njëanshme, ne kemi raportin tonë 400 faqe

    Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndërpreu punën në mënyrë të njëanshme, ne kemi raportin tonë 400 faqe

    Kreu i PD, Sali Berisha tha se ishte Edi Rama ai që urdhëroi ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të punës së komisionit të reformës territoriale. Berisha tha se PS po kërkon të paraqesë një raport që nuk është prezantuar fare në raport, duke thënë se është në kundërshtim me ligjin. Berisha tha se opozita e […]

  11. ‘Më në fund zbrite me këmbë në tokë’, Spiropali replikë me Tabakun: Nuk janë ligjet problemi…

    ‘Më në fund zbrite me këmbë në tokë’, Spiropali replikë me Tabakun: Nuk janë ligjet problemi…

    Thirrjes së deputetes Elisa Spiropali për të ndryshuar sistemin iu përgjigj deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila i tha se më në fund ka zbritur me këmbë në tokë dhe e ka kuptuar se duhet luftuar korrupsioni dhe ata që abuzojnë me pushtetin. Deputetja socialiste pyeti opozitarët nëse kanë guxim të çlirohen nga Bajlozi, referuar […]

  12. ‘Ty të hëngri lubia, ishte më e fortë’, Berisha-Spiropalit: Pëllumbeshë, erdhe e veshur si nuse në ditën tënde të…

    ‘Ty të hëngri lubia, ishte më e fortë’, Berisha-Spiropalit: Pëllumbeshë, erdhe e veshur si nuse në ditën tënde të…

    Me ironi, Sali Berisha i tha Elisa Spiropalit se “e hëngri lubia”, një term me të cilin ai i referohet Belinda Ballukut, pasi “ishte më e fortë.” Me gjeste, ai i tha Spiropalit se “erdhi e veshur si nuse” ditën që kujtoi se për Ballukun do të ishte e fundit, por në të vërteë bëhej […]

  13. ‘Kur kthen shpinën edhe ata të tutë thonë kështu e ka pleqëria’, Vëngu për Berishën: Çfarë t’i them një njeriu që…

    ‘Kur kthen shpinën edhe ata të tutë thonë kështu e ka pleqëria’, Vëngu për Berishën: Çfarë t’i them një njeriu që…

    Deputeti Pirro Vengu teksa replikoi kreun e PD, Sali Berishën tha se nuk ka çfarë t’i thotë një njeriu që që ka mbi supet e veta akuzat e të gjithë tranzicionit. “Çfarë t’i them një njeriu që ka mbi supet e veta akuzat e të gjithë tranzicionit, rrënime vrasje. Çfarë t’i them një njeriu që […]

  14. Ekspozita fotografike “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë përmes Fotografisë Tuaj” vazhdon rrugëtimin në Ballkanin Perëndimor, hapet në Prishtinë

    Ekspozita fotografike “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë përmes Fotografisë Tuaj” vazhdon rrugëtimin në Ballkanin Perëndimor, hapet në Prishtinë

    Ekspozita udhëtuese “Mbrojtja nga Zjarri në Natyrë përmes Fotografisë Tuaj” është hapur në Hani i 2 Robertëve në Prishtinë, duke vazhduar rrugëtimin e saj në Ballkanin Perëndimor me një mesazh të fuqishëm për mbrojtjen e natyrës dhe parandalimin e zjarreve. Pjesë e projektit “Menaxhimi i Zjarreve në Natyrë në Ballkanin Perëndimor (LFMWB)”, i zbatuar nga […]

  15. Mario Mitaj është pranë kalimit në Serinë A, mbrojtësi i Shqipërisë pritet të kthehet në Europë

    Mario Mitaj është pranë kalimit në Serinë A, mbrojtësi i Shqipërisë pritet të kthehet në Europë

    Mario Mitaj vazhdon të jetë një nga futbollistët shqiptarë që tërheq vëmendjen e klubeve europiane. Së fundmi, emri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare është lidhur me një kalim të mundshëm te Genoa, klubi italian që po monitoron situatën e tij në merkaton e verës. Sipas raportimeve, drejtuesit e Genoas kanë kërkuar informacione të detajuara për […]

  16. Tensionet në protestën para Kuvendit, protestuesit i bie të fikët

    Tensionet në protestën para Kuvendit, protestuesit i bie të fikët

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë […]

  17. Ndikimi i gabuar i Donald Trump dhe Infantinos në Botëror, Norvegjia përgatit ankesën zyrtare

    Ndikimi i gabuar i Donald Trump dhe Infantinos në Botëror, Norvegjia përgatit ankesën zyrtare

    Federata Norvegjeze e Futbollit po përgatitet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s, pas polemikave të mëdha që shpërthyen lidhur me ndikimin e pretenduar të presidentit amerikan Donald Trump në vendimin për pezullimin e dënimit të sulmuesit amerikan Folarin Balogun gjatë Kupës së Botës 2026. Lajmi ka bërë bujë në botën […]

  18. Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën në plazh i moshuari nga Tirana

    Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën në plazh i moshuari nga Tirana

    Një pushues shqiptar ka humbur jetën sot në plazhin e Orikumit, me dyshimet e një infarkti. Sipas informacioneve paraprake, 75-vjeçari nga Tirana kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e tij. Rreth orës 11:30, sapo ka hyrë në det, ai është ndier keq , ku dhe ka humbur ndjenjat. Kanë qenë pushuesit dhe familjarët […]

  19. Policia shoqëron 4 protestues të tjerë, tensionohet sërish situata jashtë Parlamentit

    Policia shoqëron 4 protestues të tjerë, tensionohet sërish situata jashtë Parlamentit

    Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë, çka ka nxitur përplasje të reja në terren. Në vijim të kësaj, forcat e rendit kanë kryer 4 shoqërime të tjera, duke e çuar në 9 numrin e të shoqëruarve, […]

  20. Borussia nis përgatitjet me një objektiv të qartë: Duam të hedhim themelet e një sezoni të suksesshëm

    Borussia nis përgatitjet me një objektiv të qartë: Duam të hedhim themelet e një sezoni të suksesshëm

    23 Korrik 2026 15:00 Telesport Skuadra e Borussia Dortumund ka nisur prej disa ditësh fazën përgatitore në prag të sezonit të ri, me trajnerin Niko Kovac që ka nisur punën me 22 futbollistë në dispozicion. Përveç kapitenit Emre Can (i dëmtuar), në listën e trajnerit Niko Kovac mungonin pjesëmarrësit e Kupës së Botës, të cilët […]

  21. Kuvendi kalon direkt në votim pas bllokimit të foltores, miratohet kërkesa e Ballës

    Kuvendi kalon direkt në votim pas bllokimit të foltores, miratohet kërkesa e Ballës

    Pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët e opozitës, mazhoranca miratoi me votë propozimin e Taulant Ballës për të kaluar drejtpërdrejt në votimin e çështjeve të rendit të ditës, duke mbyllur diskutimet për shkak të pamundësisë së zhvillimit të tyre si pasojë e bllokimit të foltores nga opozita. Propozimi I Ballës për ndërprerjen e […]

  22. Balla: Berisha të merret i pandehur për 21 Janarin, të dalë para drejtësisë

    Balla: Berisha të merret i pandehur për 21 Janarin, të dalë para drejtësisë

    Kreu i Grupi Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat dënoi dhunën e protestuesve ndaj policisë. Gjithashtu ai theksoi se Sali Berisha të merret i pandehur dhe të vendoset para drejtësisë për vrasjet e 21 janarit. “Një njeri që mbështet akte terroriste të Iranin është shërbëtor i tij. Janë organet e drejtësisë […]

  23. Zëvendësministrja Tijana Veljković priti Këshillin Konsultativ për Komunitete, u diskutua për bashkëpunimin në kulturë

    Zëvendësministrja Tijana Veljković priti Këshillin Konsultativ për Komunitete, u diskutua për bashkëpunimin në kulturë

    Zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Tijana Veljković, ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit Konsultativ për Komunitete, që vepron në kuadër të Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Mirjeta Qehaja. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe dialogut të vazhdueshëm në fushën e kulturës, si dhe për forcimin […]

  24. Tabaku i përgjigjet Spiropalit: Bashkoni votat me opozitën për të çmontuar sistemin që vetë e ngritët!

    Tabaku i përgjigjet Spiropalit: Bashkoni votat me opozitën për të çmontuar sistemin që vetë e ngritët!

    Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, iu përgjigj në Kuvend Elisa Spiropalit, pasi kjo e fundit e ftoi të fliste kundër sistemit dhe abuzimit me pushtetin. Tabaku e cilësoi pozitiv faktin që Spiropali tashmë pranon nevojën për të luftuar korrupsionin dhe për të larguar nga pushteti personat që abuzojnë apo vjedhin. Megjithatë, ajo i kujtoi […]

  25. Tensione te protesta, policia shoqëron me forcë aktivistin Edison Lika

    Tensione te protesta, policia shoqëron me forcë aktivistin Edison Lika

    Protesta para Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me momente të reja tensioni, pasi policia ka shoqëruar me forcë aktivistin Edison Lika, një nga zërat më të njohur të lëvizjes qytetare që prej rreth dy muajsh organizon protesta kundër qeverisë. Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë efektivët e Policisë së Shtetit duke e tërhequr me forcë […]