Të dy në një varkë/ Rama-Balluku takim kokë më kokë te Vila 30
Takimi ndodhi pak pas reagimit të Veliajt kundër Ramës dhe teksa në SPAK po dëshmonte Behgjet Pacolli për aferën e Aeroportit të Vlorës Belinda Balluku mungoi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku kishte shkuar edhe vetë Edi Rama. Por ndryshe nga deputetët e tjerë, ajo ka trajtim special. Kryeministri i kishte rezervuar asaj kohë më vete për një takim tet a tet. Burime pranë mazhorancës i thanë Lapsi.alse sot pas dreke Rama e Balluku janë takuar në Vilën 30 në zonën e ish-Bllokut, ku kanë qëndruar rreth një orë e pak. Arsyet e takimit dhe çfarë është biseduar mes tyre natyrisht që nuk dihen. Por takimi mes të dyve ndodhi pak pasi Erion Veliaj ishte shfaqur i ngazëllyer për humbjen...
Burimi:
sot.com.al